Shërbimet Tona
Zgjidhje profesionale për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e mjedisit.
Grumbullimi i mbeturinave
Ne ofrojmë zgjidhje të plota për menaxhimin e mbeturinave për shtëpi, biznese dhe industri. Shërbimi ynë përfshin grumbullimin e rregullt, transportin e sigurt dhe asgjësimin në përputhje me ligjet mjedisore të Kosovës.
Karakteristikat Kryesore:
- Kapaciteti: Kontejnerë nga 120L për shtëpi deri në 7m³ për mbetje industriale.
- Fleksibiliteti: Orare ditore, javore ose mujore, me shërbim 24/7 për raste urgjente.
- Llojet e Mbetjeve: Menaxhojmë mbetje shtëpiake, organike, inerte (ndërtimore) dhe të rrezikshme (si bateri apo kimikate).
- Siguria: Staf i trajnuar dhe i pajisur me mjete mbrojtëse për të garantuar sigurinë publike gjatë transportit.
Reciklimi
Natyra SH.P.K. implementon një proces modern të riciklimit që transformon mbeturinat në lëndë të parë për sektorin e prodhimit.
Karakteristikat Kryesore:
- Procesi i plotë përfshin grumbullimin, sortimin e detajuar, paketimin dhe dërgimin deri ne stacionin perfundimtar.
- Materialet që trajtojmë jane letër, karton, plastikë, metale dhe materiale të tjera të riciklueshme.
- Ne ofrojmë kompensim (para ne dore) dhe blejmë materiale të riciklueshme nga klientët. Per sasi te medha, ne vijme te marrin ne lokacione ane mbanë Kosoves
- Ne jemi te hapur për bashkëpunime edhe për projekte specifike per materiale tjera te riciklueshme (vajra, bateri, xham etj.)
Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra
Ne ofrojmë kujdes profesional për hapësira te gjelbra si parqe, kopshte publike dhe zona rekreative. Qëllimi ynë është të krijojmë dhe mirëmbajmë një mjedis të pastër, estetik dhe të sigurt për komunitetin.
Karakteristikat Kryesore:
- Mirëmbajtja - Kositja e barit, krasitja e bimëve dhe pemëve, si dhe mbjelljet sezonale për të mbajtur pamjen e rregullt.
- Pastrimi - Largimi i mbeturinave, pastrimi i barërave të këqija dhe sistemimi i hapësirave publike dhe shesheve.
- Infrastruktura ndihmëse - Rregullimi dhe mirëmbajtja e shtigjeve, ulëseve dhe elementeve tjera të infrastrukturës në parqe.
- Shërbime të specializuara - Mirëmbajtje e dedikuar për varrezat, institucione fetare dhe komplekse memoriale.